Hyn në fuqi sistemi i pikëzimit të
patentave, Hoxha: Ligji shumë i mirë

Hyn në fuqi sistemi i pikëzimit të<br />patentave, Hoxha: Ligji shumë i mirë
TIRANE- Do të mjaftonte që të kaloni 2 herë semaforin me të kuqe apo të kapeni nga policia 2 herë brenda vitit duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe do të rrezikoni të humbisni patentën.
 
Kjo ndodh pasi tashmë ka hyrë në fuqi sistemi i ri i pikëzimit të lejeve të drejtimit. Por për ekspertët ky ligj është i drejtë, por ka mangësi pasi nuk ka ende një faturë ekonomike.
 
Në intervistën për TV “A1 Report”, eksperti Gëzim Hoxha thekson gjithashtu se nëse realisht do të vihej në zbatim ky ligj do të ulte ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore.

“Ligji është shumë i mirë dhe zbatohet edhe në vende të tjera të botës. Mangësia e këtij ligji në vendin tonë, është sepse nuk ka një faturë ekonomike që ta shoqërojë mbrapa. Për t’u vënë në zbatim ky ligj duhet që të mbyllet cikli i plotë në mënyrë elektronike. Po e shpjegoj shkurt. Një njeri që kalon në një semafor me të kuqe duhet që në mënyrë automatike të fotografohet që u fut me të kuqe, kjo fotografi të shkojë në serverin qendror, dhe serveri qendror të kryejë të gjitha veprimet; dhe qytetarit i hiqen 10 pikë, pasi kaq parashikon ligji për këtë rast nga leja e drejtimit. Pra i gjithë ky cikël duhet të mbyllet në mënyrë elektronike. Për fat të keq, tek ne nuk është punuar në këtë drejtim. Pra ka dalë ligji dhe kërkohet zbatimi i tij, madje policia ka marrë detyrë që ta zbatojë, por ne tani duhet të ngelemi në dorë të policit”, tha Hoxha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin