Ai hyri në shatërvanin Trevi i veshur si një romak i lashtë, duke iu drejtuar turmës së turistëve në buzë të pishinës së madhe në zemër të Romës, si të ishte senator.
Për të ndërprerë shfaqjen e tij, tashmë video e postuar në Twitter nga kryebashkiakia Virginia Raggi, një polic i trafikut, pa u menduar dy herë, hyri në shatërvan dhe e nxori “senatorin romak” nga uji, duke e dënuar atë me një gjobë prej 550 euro.
Burri, një 38 vjeçar italian, e kishte organizuar këtë akt demostrativ, në favor të viktimave të Kamorës në rajonin Campania me kryeqëndër Napolin, si dhe donte të takonte e të fliste me Ministrin e Brendshëm Salvini.
"Monumentet tona duhet të respektohen dhe burimet historike të Romës nuk janë pishina”- shkruajti në Twitter kryebashkiakia Virginia Raggi, “kushdo që vendos të bëjë banjë në burimet e Romës, do të dënohet me një gjobë prej 550 euro dhe me masën e “Daspo Urbano”, siç i ndodhi dhe senatorit piktoresk romak dhe si do ti ndodhë kujtdo që do të ofendojë trashëgiminë historike dhe artistike të qytetit, e cila i takon të gjithëve ".