Hyn për të grabitur delet
pronari vret 17 vjeçarin

Hyn për të grabitur delet<br />pronari vret 17 vjeçarin
LUSHNJE- Një 17 vjeçar ka tentuar të vjedhë në stanin e një fshatari në Kolonjë të Lushnjës, por ngjarja ka marë përmasat e një tragjedie pasi në vjedhje e sipër 17 vjeçari ka mbetur i vdekur nga një plumb çifteje. Francesko Dervishi, është pikasur nga pronari i stanit, Ibrahim Gjolena, i cili me armën e gjahut që e mbante në shtëpi ka qëlluar në drejtim të grabitësit duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë është rregjistruar dje në mbrëmje rreth orës 22:00, ku duke përfituar nga errësisa dhe rënia në gjumë e pronarit të stanit Ibrahim Gjolena, 17 vjeçari ka hyrë për tia grabitur delet. Mirëpo, me sa duket jo të gjitha planet kanë shkuar siç i kishte planifikuar 17 vjeçari, pasi gjatë tentativës për të vjedhur ai ka bërë zhurmë, çka ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të 65 vjeçarit Gjolena. Ky i fundit, gjatë natës mbante me vete armën e zjarit të tipit çifte, me të cilën ka hapur zjar menjëherë sapo ka konstatuar se dikush kishte hyrë në stanin e tij për të vjedhur. Saçmat e çiftes e kanë kapur të riun 17 vjeçar në pjesën e kurrizit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

POLICIA
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është njoftuar policia e Lushnjës, efektivët e së cilës kanë shkuar në vendin e krimit për të hetuar rreth motiveve dhe shkaqeve të ktij krimi të rëndë. Nga të dhënat e para, rëzulton se viktima është banor i fshatit Kolonjë dhe se 17 vjeçari kishte hyrë për të grabitur delet në stanin e Ibrahim Gjolenës. Hetimet e policisë janë drejtuar për të zbardhur bashkëpuntorët e 17 vjeçarit Francesko Dervishi, pasi dyshohet se dikush tjetër do e ndihmonte atë në transportimin e deleve nga stani tek vendi ku ato do të strehoeshin pasi të ishin grabitur. 65 vjeçari Gjolena që dyshohet se është autor i këtij krimi është shoqëruar në ambjentet e komisariatit, ku gjatë deklarimeve të dhëna para efektivave të policisë ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar dhe gjithë mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar armën e zjarit çifte si dhe një gëzhojë.

PYETEN FAMILJARET
Për të bërë dokumentimin ligjor të kësaj çështje, policia ka shoqëruar dhe disa pesrona të tjerë të cilët pas dhënies së deklarimeve, mësohet se janë lënë sërisht të lirë. Mes të shoqëruarve kanë qënë dhe familjarët e të afërmit e viktimës, të cilët janë marë në pyetje nga efektivët e komisariatit të Lushnjës. sssNdërkaq, trupi i pajetë i 17 vjeçarit Francesko Dervishi është transportuar në spitalin rajonal të qytetit të Lushnjës, për tiu nështruar ekspertizës ligjore. Pritet që ditën e sotëme ai të tërhiqet nga familjarët për ti bërë ceremoninë mortore. Ndërsa ndaj 65 vjeçarit Ibrahim Gjolena u mor masa e arrestit pasi ai akuzohet për veprën penale të vrasjes.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024