Hynë për të vjedhur banesën dhe u përleshën me pronarët italianë, dy grabitësit shqiptarë e pësojnë nga portofoli

Hynë për të vjedhur banesën dhe u përleshën me pronarët italianë, dy grabitësit shqiptarë e pësojnë nga portofoli

Foto ilustruese

Identiteti i dy shqiptarëve, të cilët u përleshën ditën e diel me pronarët e një banese në Itali teksa po përpiqeshin të vidhnin, është zbuluar ditën e djeshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se identifikimi i tyre është bërë me lehtësi pasi në kopështin e banesës policia i ka gjetur njërit prej tyre portofolin që përmbante dokumentet identifikuese. Menjëherë pas zbulimit të M.F, 40 vjeç, policia ka rënë edhe në gjurmët e bashkëpunëtorit të tij, M.A, 47 vjeç.

Po sipas mediave fqinje, portofoli me dokumente ka rënë pikërisht gjatë tentativës së shqiptarëve për t’i shpëtuar policisë dhe pronarëve të banesës, duke dalë nga dritarja.

Këta të fundit po ktheheshin në banesën e tyre në mbrëmjen e 23 dhjetorit, kur konstatuan se në shtëpi kishte njerëz. Pikërisht në këtë moment nisi përleshja midis palëve, që iu raportua në cast policisë nëpërmjet një telefonate të bërë nga një prej pronarëve të banesës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turp(edhe per krishtlinje): 25/12/2018 13:59

    futi plumin se pak e ka. Turp s na flliqet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje