Hynë për të grabitur në një banesë, e pësojnë keq dy grabitësit në Divjakë

Hynë për të grabitur në një banesë, e pësojnë keq dy grabitësit në Divjakë

Policia ka vënë në pranga një  20-vjeçar i cili së bashku me një person tjetër të moshës 32-vjeç, kishin hyrë në një banesë në Divjakë për ta grabitur.

Në momentin kur ndodheshin brenda banesës, pronari, S.D ka njoftuar policinë, ku këta të fundit kanë bërë të mundur arrestimit në flagrancë të 20-vjeçarit M.J banues në Vlorë. Ndërsa grabitësi tjetër, B.A 32-vjeç ka mundur të arratiset, por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Polcia pak larg nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar edhe makinën  me të cilën autorët kanë tentuar që të largohen.

Ndërkohë po hetohet për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë grabitje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)