Këngëtari nga Kosova, Besart Kelmendi, i njohur edhe si Gjesti, është dënuar me 2 vite burg me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.

Vendimin e ka marrë gjyqtarja Edita Çanta. Po ashtu ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë në vlerën prej 6 mijë eurosh.

Gjesti u arrestua pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e posedonte pa leje. Ai dyshohet se hyri në ambientet e një studioje muzikore në Kosovë dhe kërcënoi pronarin, pas një konflikti që kishin pasur mbi të drejtat muzikore dhe zbatimin e kontratës.

Ai u akuzua për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Kujtojmë se Gjesti është edhe fituesi i një edicioni të Big Brother VIP në Shqipëri.

-------------------------------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë