Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA

Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA

Viktima, Adem Qorri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në përpmjekje për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja në det.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur shqiptari, Adem Qorri i cili jetonte me familjen e tij në Florida hyri në det për të shpëtuar një fëmijë i cili po mbytej por fatkeqësisht humbi jetën.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij të cilët, shprehën pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Adem Qorrit.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund