Hyrja në ambasada,Basha:Shqiptarët
sërish me sytë drejt emigracionit

Hyrja në ambasada,Basha:Shqiptarët<br />sërish me sytë drejt emigracionit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot 2 korrikun, dityën e hyrjes së shqiptarëve në ambasada në vitin 1990 ku ka thënë se, sot shqiptarët fatkeqësisht janë sërish me sytë drejt emigrimit.

Sipas Bashës, 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera, ndërkohë që 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar Lotarinë Amerikane pasi vendi ndodhet në udhëkryq nga papunësia, niveli i ulët ekonomik, kriminalitet e varfëri.

Në këtë ditë simbol, ai i fton shqiptarët që të bëjnë ndryshimin për të larguar, sipas tij, regjimin kriminal e të korruptuar dhe për të kthyer shpresën e humbur.

Ja deklarata e plotë e tij
Si sot 26 vite më parë shqiptarët thyen hekurat e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre.
Fatkeqësisht ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kthesës historike që mori vendi ynë, shqiptarët janë serish me sytë drejt emigrimit.
100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Europian, 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Varfëria, papunësia, pasiguria, dhuna dhe terrori qeveritar janë arsyet e emigrimit të sotëm. Në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci, e lidhur me krimin dhe e mbushur me kriminelë qe ju zhvat shqiptareve 1miliarde euro ne vit. Por ndryshe nga dje, ne kemi në dorë mjetet demokratike për të bërë ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve. 2 korriku eshte nje thirrje qe të bashkohemi ashtu si 26 vite më parë për të larguar këtë regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.
​ 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'