Elseid Hysaj nxjerr blof Cristian Panucci-n?
Duke gjykuar nga intervistat e tij pas ndeshjes në Skoci, diçka nuk shkon te kombëtarja, sepse kapiteni i mbrëmjes pranoi se skema e vetme që Shqipëria njihte ishte ajo e ndeshjes kundër Izraelit, ndërsa Panucci ndryshoi gjithçka në pushim në Skoci.
Ndryshimi i skemës?
Skemat i bën trajneri, sepse nuk kemi pasur kohë t’i provojmë këto skema. Kishim provuar vetëm skemën 4-3-3 që na dha fitoren ndaj Izraelit, ndërsa sot po bënim mirë, por më pas kaluam në 3-5-1-1. Kishte momente që po e mbanim lojën mirë dhe po prisnim të kundërsulmonim, por futbolli kështu e ka. Kemi bërë mirë me 4 mbrojtës. Më pas do të shohim dhe do provojmë.
Nuk erdhëm për të barazuar. Loja ishte e barabartë deri kur shënuan. Ne kishim disa raste. Në pjesën e dytë dyshuam modul dhe ndryshoi loja. Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli. Nëse nuk shënon e pëson. Supersport
Elseid Hysaj
Lajmi kryesor: