SARANDE - Një prej kultivuesve të midhjes në Liqenin e Butrintit e ka vlerësuar si emergjente dërgimin e midhjes në det kur rriten temepraturat e ujit të liqenit. Në një intervistë për shqiptarja.com, ai kërkon si ndihmë nga ministria e Mjedisit lejë për hapësira ujrore në det. Ndërsa ka ngritur edhe probleme të tjera në lidhje me ftohjen e ujit të Liqenit të Butrintit.

Sa kultivues jeni të midhjes në Sarandë?
Rreth 40 kultivues.

Vetëm ju jeni drejtuar instincave për këtë problem?
Vetëm unë. Manipulimi fillon që në bazë. Unë kam tagrin e nënkryetarit të shoqatës të midhjarëve të Sarandës. Para se të nisesha për në ministri (dje) kërkova të bëja një mbledhje për të marrë një vendim shoqata për këtë problem. Drejtori pengoi disa persona që kanë lidhje me të, duke e bërë të pamundur mbledhjen.

A janë bërë matje të temperaturës në liqen?
Pas sensibilizimit tim, u detyrua që të vinte dhe të maste temperaturën. Po matje janë bërë nga stafi e drejtorisë dhe kanë dalë optimal. Ne disponojmë një laborator në Sarandë të pajisur me mjetet e domosdoshme që masin temperaturën, oksigjenin, gjendjen e plangtonit. Pra këto tre element duhet të monitorohen çdo ditë.

A keni bërë matje vetë ju, në rrugë private?
Por nga matjet e mija me disa speciaslitë temeraturat ka qenë 32-35 gradë deri në 2 metra. Tek impintet e mija dolën që 30% e midhjeve janë prishur.

Përse është kjo neglizhencë nga drejtori?  Kush janë arsyet?
E di ai vetë.

Kush duhet të jetë detyra që duhet të bëjë menjëherë?
Gjëja urgjente që dua unë është leja që të më evakuohen sasitë e midhjeve në det dhe për këtë sot bisedova në ministri me Drejtorin e Përgjithshëm Arian Madhin dhe më tha që shumica e bordit që japin këtë lloj leje, janë me leje. Të hënën më tha ‘të jesh këtu, po jo me këtë copë letre’(për procesverbalin e mbajtur nga drejtoria e shërbimeve rajonale të midhjes dhe peshkimit). Drejtori juaj duhet të bëj raport për t’ia dërguar ministrisë tonë.

I jeni drejtuar dikujt tjetër për këtë problem?
I jam drejtuar edhe deputetit të Sarandës Koço Kokëdhimën. Ai më vuri në dispozicion stafin e tij dhe më dha mundësinë për ta bërë publike problemin. Po prap nuk u zgjidh gjë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)