Hysen Pulaku pozitiv edhe te testi B
Federata kishte fshehur përgjigjen

Hysen Pulaku pozitiv edhe te testi B<br />Federata kishte fshehur përgjigjen
E ndërsa Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza pak ditë më parë deklaroi se ende nuk kanë ardhur rezultatet e analizave të testit B të Hysen Pulakut dhe Daniel Godellit, e vërteta rezulton se është e kundërta për njërin nga sportistët.

Top-Channel ka zbuluar përgjigjen e analizave që ka sjellë Federata Botërore e Peshëngritjes për Hysen Pulakun, i cili ka rezultuar pozitiv edhe në testin B. Elez Gjoza u shpreh se përgjigjet nuk kanë ardhur dhe se në momentin që do të ketë një përgjigje ajo do të publikohet. Kujtojmë që lajmi për faktin që Pulaku rezultoi pozitiv në testin B doli më 14 Janar 2015.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra