Hyseni:Çela i kërkoi ndjesë Kejdit.
Bushati:Kuvendi me njollë të zezë!

Hyseni:Çela i kërkoi ndjesë Kejdit.<br />Bushati:Kuvendi me njollë të zezë!<br>
Deputeti i PS, Alket Hyseni, ka shfajësuar kolegun e majtë, Bujar Çela, i cili u dënua me 5 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndryshe nga deputetët e djathtë, të cilët do qëndrojnë 10 ditë jashtë Kuvendit. Hyseni deklaroi se deputeti Çela mori masë më lehtësuese, pasi i kërkoi ndjesë deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, të cilën e shty në Kuvend, teksa ajo po i merrte kartën e votimit.

“6 deputetët e PS e LSI u përjashtuan nga 10 ditë, ndërsa Kejdi Mehmetaj dhe Bujar Çela në një masë të lehtësuar me nga 5 ditë. Deputeti i PS kreu këtë veprim në rrethana mbrojtëse të së drejtës së tij për të votuar, por pranoi edhe ndjesën e prekjes me dorë të deputetes Kejdi Mehmetaj. Kërkesa ishte e bazuar për përjashtimin e tyre. Të dy u përjashtuan me nga 5 ditë”, u shpreh Alket Hyseni.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Ervin Bushati, tha se Parlamentit ju vu një njollë e zezë e pamerituar në fund të vitit 2017, duke iu referuar sjelljes së dhunshme të opozitës gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së re. Duke bërë të ditur vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 8 deputetëve

“Paraqes vendimmarrjen, pasi shqyrtuam me kujdes 8 rastet. Jemi të mendimit që asnjë iniciativë që pengon punën e Kuvendit nuk mund të pengohet në asnjë mënyrë. Aktet e dënueshme, dhunë apo pengim i të drejtës së votës, janë plotësisht të dënueshme, pasi cënojnë integritetin e Kuvendit. Në fund të 2017 Parlamentit i vihet një njollë e zezë që nuk e meriton. Janë marrë masa 10 ditë për 6 deputetë përjashtim nga seanca dhe komisionet, kur të rinisë puna nga 15 janari, si dhe dy deputetë me 5 ditë përjashtim”, deklaroi Bushati. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike