Hyseni:Do ndihmojmë të gjithë
qytetarët e prekur nga përmbytja

Hyseni:Do ndihmojmë të gjithë<br />qytetarët e prekur nga përmbytja<br>
Në studion e Report Tv ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, ai foli për situatën e përmbytjeve të shkaktuara gjatë ditëve të fundit nga reshjet me intensitet të lartë deri në 100 mm.

Hyseni tha se gjatë përmbytjes është angazhuar maksimalisht për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytja e lumenjve, veçanërisht për fshatin Vanë në Sarandë, ku lumi shkatërroj urën duke izoluar banorët,furnizuan me ushqime dhe ndihmuan për lëvizjen nëpërmjet varkave.

Hyseni shpjegoj se mungesa e energjisë elektrike erdhi si pasojë e rrëmbimit të 15 shtyllave të energjisë elektrike nga lumi, kjo pengoj funksionimin e hidrovorëve.

Më tej deputeti i PS-së tha se ka ende shumë probleme për të zgjidhur, nuk është realizuar 100% por duhen edhe pak ditë deri sa të përfundoj llogaritja e dëmeve, sipas tij përmbytja ishte më e madhe se ajo e vitit 2015 ndërsa pasojat ishin më të vogla.

Intervista e plotë:

Z. Hyseni sa e angazhuar ka qenë qeveria gjatë përmbytjeve por edhe ju në qarkun ku jeni deputet?
U bëmë pjesë e strukturave qendrore dhe lokale për zgjidhjen e problemit të përmbytjes, bashkëpunuam me të gjitha drejtoritë e administratës së Vlorës. Ne u morëm me njoftimet e të gjithë banorëve që ishin në hartën e rrezikut të përmbytjes, nuk kishim dëme në jetë njerëzish madje as për bagëtitë, patëm vetëm disa dëme materiale.

Gjatë këtyre ditëve patëm problem argjinaturën e fshatit Çukë të Sarandës, rrezikohej të çahej argjinatura, në këtë aksion u bashkuan jo vetëm emergjencat Civile por edhe bizneset e ndërtimit duke ofruar mjetet e tyre.

Fshatit Vanë u izolua madje është ende në këtë gjendje për shkak të rrëzimit të urës, ne jemi angazhuar për furnizimin e banorëve me ushqime dhe gjërat e nevojshme, për këtë jemi angazhuar maksimalisht deri sa të llogariten dëmet për ndërtimin e një ure të re.

Ka pasur probleme për furnizimin me energji elektrike, për faktin se 15 shtylla të energjisë elektrike u morën nga uji i rrëmbyeshëm i lumit, do të kryet të gjitha procedurat për të siguruar vazhdimësinë e jetesës aty ku kanë nevojë. Në ditët në vijim e gjithë zona do të merren masa edhe për ndërtimin e urave, deri sa të normalizohet situata për kalimin pa problem.

A duhet të merrte masa për parandalim Ministria e Bujqësisë? Një shprehje thotë është më mirë të parandalosh se sa të kurosh? Ka disa hidrovor që nuk kanë funksionuar.

Po është e vërtetë që ka pasur një problem të tillë, hidrovorët nuk funksionuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike, u dëmtuan shtyllat kjo ishte arsyeja. Një tjetër arsyeje është edhe mbushja e kanaleve, kjo solli rritjen e nivelit të ujit.

Mos të harrojmë që kemi të bëjmë me një rast unikal, nuk kemi pasur kurrë kaq shumë reshje. Kryeministri është gjithmonë i pakënaqur me punën,ai do donte të mos ngelej asnjë kanal pa pastruar, ishin në program por kjo është e pamundur të bëhet 100% në një kohë rekord sepse duhen edhe para.

Edhe aty ku nuk kemi kryer punë perfekte ka nevojë për përmirësim, le të kthehemi pak mbrapa në kohë, në vitin 2015, ra shi vetëm dy orë dhe lumi i Palasas doli nga shtrati duke sjellë dëme të mëdha për të gjithë banorët që kishin banesat afër lumit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital