Hyseni kërkohej prej 2009-ës nga
Interpol...në Shqipëri lëvizte i lirë

Hyseni kërkohej prej 2009-ës nga<br />Interpol...në Shqipëri lëvizte i lirë
TIRANE - Ilir Hyseni i njohur dhe me emrin Bali Meta, shpallur në kërkim prej autoriteteve kanadeze prej viti 2009 për trafik droge dhe falsifikim pasaporte, hynte e dilte lirisht në Shqipëri dhe nuk ndalohej nga policia dhe pse të dhënat e tij me emër e mbiemër rezultojnë në faqen e INTERPOL.

Hyseni do të kapet në flagrancë më 14 janar në operacionin "Xibraka" ku u zbulua laboratori i kokainës, por ajo që hedh hije dyshimi për Hysenin është se si ai ka mundur të lëvizë lirisht prej 6 vitesh dhe pse njihej dhe ishte shpallur në kërkim me emrin Bali Meta.

A1 Report sjell një fragment të dokumentetit zyrtar ku rezulton se në Gjykatën e Krimeve të Rënda Hyseni njihet me dy emra, Ilir Hyseni alias Bali Meta, çka referuar këtyre të dhënave Hyseni duhet të ndalej sapo të shklete në Shqipëri.

A1 Report sjell edhe pamjet e operacionit të vitit 2009 ku policia kanadeze zbuluan organizatën kriminale, në të cilën shqiptari Bali Meta kishte një rol kryesor dhe e shpallën antë në kërkim.

Fakti që Bali Meta rezulton në kërkim konfirmohet dhe në faqen e INTERPOL, aty ku dhe policia shqiptare prej më shumë se 1 dekade është anëtare dhe shkëmben informacion me homologët e saj por pse nuk është ndaluar Hyseni dhe pse prej 2009 ka mundur të jetojë lirisht duke hyrë e dalë nga kufiri djetra here, kjo mbetet enigëm! 

Gjashtë vite më parë kur Hyseni ishte 42 vjeç do të habiste policinë kanadeze për mënyrën se si kishte kamufluar bazën e tij të falsifikimit të dokuemntave duke përzgjedhur katin e nëndheshëm të një kopështi fëmijësh.

Hyseni aktualisht ndodhet me masë sigurie arrest me burg, ndërsa në operacionin ku u kap Hyseni, policia shqiptare arriti të zbulojë dhe laboratorin e përpunimit të kokainës në periferi të Elbasnit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg