Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë
PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/ -Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, si dhe për bashkëpunimin mes policive të dy shteteve, në shkëmbimin e informacioneve për raste të ndryshme ku janë përfshirë të dy policitë.
Ministri Hyseni kërkoi nga Konfederata Zvicerane që të ndihmojë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol.
Në anën tjetër, shefat e policisë zvicerane i premtuan ministrit Hyseni angazhim të plotë në përkrahjen e Policisë së Kosovës në mënyrë që të ngrihet niveli i sigurisë në Kosovë dhe rajon. /b.j/ /gj.m/f.n/