Hyseni, laborator falsifikimi
pasaportash në shtetin kanadez

Hyseni, laborator falsifikimi<br />pasaportash në shtetin kanadez
TIRANE- Ilir Hyseni, njeriu që u kap brenda në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se fotoja e tij është publikuar në faqen zyrtare të interpolit. Në kërkim ai rezulton të jetë me emrin Bali Meta, dhe se janë autoritetet kanadeze dhe jo amerikane, ato që kanë lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për akuzat e “Falsifikimit të pasportave”, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Posedimit të armëve të zjarrit” dhe “Trafikut të kokainës”.

Shpallja në kërkim e Bali Metës është kryer që prej nëntorit të 2009, kohë kjo kur autoritet kanadeze kanë zbuluar se Ilir Hyseni allias Bali Meta, kishte ngritur një laborator në Toronto, ku falsifikonte pasaporta amerikane, karta krediti dhe kartat e identitetit. Për këtë aktivitet, sipas mediave kanadeze, Ilir Hyseni allias Bali Meta, kishte si bashkëpuntorë dhe dy shtetas të tjerë Adel Hadbad dhe Ali Ballout, që të dy këta të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim