/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, priti sot në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, ku u diskutua për sigurinë e vendit në përgjithësi.
Njoftimi i dërguar thekson se, ministri Hyseni siguroi shefin e EULEX-it për gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të agjencive të zbatimit të rendit dhe ligjit me misionin e EULEX-it.
Ndërsa, shefi i EULEX-it theksoi se do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.
Ministri Hyseni dhe shefi i EULEX-it, Meucci, garantuan angazhim të lartë të organeve të rendit në ofrimin e sigurisë dhe rendit në gjithë Republikën e Kosovës












