Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar në hyrje të Kuvendit rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni ndaj së cilës u caktua masa e arrestit në burg. Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria ka e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkakrimin e saj nga drejtimi i SHISH.

““Shteti i së drejtës duhet të funksionojë. Askush nuk mund të fshihet nën mbrojtje politike, por nga ana tjetër duhet të sigurojmë që çdo person të ketë një proces të rregullt ligjor dhe të gjitha mjetet për t’u mbrojtur. Përgjegjësia politike tashmë është marrë. Në krye të Shërbimit Informativ ka një drejtues të ri, derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale. Qeveria shkarkoi drejtuesen për shkak të akuzës penale në të cilën gjendet dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket asaj që ka ndodhur në institucion, duhet të presim të gjithë procesin”, tha Gogu.


Lajmi kryesor:

Sot Kuvend/ Opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Debat për arrestimin e kreut të SHISH, Rama të japë llogari! Gogu: Përgjegjësia penale është individuale