PRISHTINË - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni po qëndron në një vizitë dy ditore në Republikën e Italisë.
Sipas KosovaPress, ministri Hyseni do të zhvillojë sot mbasdite një takim me homologun italian, Angelino Alfano, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në luftë kundër krimit të organizuar, si dhe për rendin e sigurinë.
Ndërsa nesër, në axhendën e ministrit Hyseni janë parashikuar takime me autoritetet italiane të zbatimit të ligjit.
Vizita e ministrit Hyseni në Itali është në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve./ATSH/