TIRANE - Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka deklaruar sot nga selia e PS-së se "PS do të përjashtojë nga kostoja e lartë e drejtësisë, të gjitha kategoritë në nevojë dhe në pamundësi për t'u përballur me to; do të përjashtohen nga pagesa për viktimat e dhunës në familje, viktimat e veprimeve të paligjshme të organeve shtetërore".
"Drejtësia shqiptare sot është një mall që blihet e shitet nga kush e paguan më shtrenjtë", - tha Hysi, - "duke bërë të pamundur që të gjithë shtetasit të jenë të barabarta para ligjit; duke bërë të pamundur që drejtësia të flasë për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Sot çdo shqiptari, të cilit i duhet të mbrojë të drejtat e tij kushtetuese, ky shtet i kërkon të paguajë tarifa të papërballueshme që në tentativën e parë të kërkimit të drejtësisë. Tarifa bazë, vetëm për shqyrtimin e çështjes, është 120 mijë lekë! Shuma prej 120 mijë lekësh është vetëm fillimi!
Kësaj tarife i duhet shtuar 3% e vlerës të dëmshpërblimit të kërkuar në padi, dhe atëherë kur shkaktar i dëmit është vetë shteti. Në çdo 1 milion lekë dëmshpërblim si pasojë e dëmit të shkaktuar me padrejtësi, 120 mijë lekëshit i duhen shtuar 30 mijë lekë. Të mos harrojmë këtu dhe shpenzimet e tjera gjyqësore, siç është dhe tarifa e ekspertëve, e cila varion nga 40 mijë lekë deri në 1 milionë lekë për çdo ekspertizë.
Për Shqipërinë reale por edhe për Shqipërinë e shifrave virtuale të Berishës, këto tarifa e bëjnë të pamundur aksesin në drejtësi. Sot në Shqipërinë reale por dhe në Shqipërinë e shifrave të Saliut, shumica dërrmuese e shqiptarëve është e përjashtuar nga aksesi në drejtësi ashtu siç është e përjashtuar nga kujdesi shëndetësor.
Partia Socialiste pas 23 qershorit do të mundësojë akses të plotë në drejtësi për të gjithë shqiptarët duke hequr çdo pengesë ligjore apo administrative e duke garantuar kështu barazinë e plotë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim", - theksoi deputetja e PS-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com