Hysi si Lu: Katër klane dhe 20
familje mbajnë peng Vettingun

Hysi si Lu: Katër klane dhe 20<br />familje mbajnë peng Vettingun
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i është referuar fjalimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu për të deklaruar se krimi mban peng zbatimin e ligjit të Vettingut në Shqipëri. Gjatë seancës në Kushtetuese ku po shqyrtohej ankimi i Unionit të Gjyqtarëve për ligjin e Vettingut, Hysi ka thënë se ka përpjekje për ta penguar këtë ligj. "Janë 4 klane dhe 20 familje mafioze që po mbajnë peng Shqipërinë dhe pengojnë Vettingun", ka thënë Hysi. 

Më herët ishte ambasadori Donald Lu që shigjetoi ashpër drejtësinë se nuk ka arrestuar kokat e krimit të organizuar. Lu kategorizoi katër klane dhe 20 familje të cilat kontrollojnë botën kriminale në vend. Diplomati amerikan foli edhe më emra kur përmendi Shullazin, Lul Berishën apo Klement Balilin i cili ka sfiduar drejtësinë duke qëndruar prej 18 muajsh në arrati. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE