Hysi: Të premten do miratohen dy
ligjet e fundit, s'presim pafundësisht

Hysi: Të premten do miratohen dy<br />ligjet e fundit, s'presim pafundësisht
Vasilika Hysi në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit të rëformës në drejtësi është shprehur se është shqetësuar nga fakti se opozita nuk ishte e pranishme në një nga mbledhjet më të gjata që është zhvilluar. Ajo gjithashtu ka sqaruar se priten sugjerime nga gjyqtarë dhe prokurorë në lidhje me ligjet që do të miratohen të premten, ndërsa e pyetur nëse afati do të jetë deri me 21 korrik apo deri të premten ajo u shpreh se të premeten do të miratohen edhe dy ligjet e mbetura pasi nuk mund të presim pafundësisht opozitën.

Hysi u shpreh: ''Unë e thashë që në fillim është ligji më i rëndësishëm sepse suksesi i kësaj reforme lidhet me luftën ndaj korrupsionit në vend. Ndihem e shqetësuar që opozita nuk ishte sot e pranishme në diskutim edhe pse gjithmonë është shprehur dakord. Kjo e sotmja ishte një nga mbledhjet më të gjata, sepse jemi treguar shumë të vëmendshëm për të diskutuar çdo çështje me detaj.

Ligji që kemi diskutuar sot nuk ka shumë lidhje të drejtpërdrejtë me kushtin që ka vënë opozita, çështjet për të cilat pritet që opozita të japë konsensus nuk ka lidhje me këtë ligj. Për ligjet e tjera kemi lenë disa çështje të hapura. Çdo gjyqtar dhe prokuror nëse ka sugjerime për ligjet e së premtes është i mirëpritur. 

Për ligjet që do miratohen të premten presin deri atë ditë sugjerime pasi nuk mund të pritet pafundësisht, për çështjet e tjera besoj se procedurat duhen mbyllur. Sa i përket rrogave të prokurorëve dhe gjyqtarëve ende nuk ka ardhur kërkesa''.



Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot