TIRANE - Alket Hyseni, i afërm i Dritan Lamaj hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë duke deklaruar në televizionin A1 REPORT! se vendimi për largimin e kryekomisarit Lamaj nga komisariati numër 6, është marrë pikërisht në atë tavolinë ku krypolicët drekonin me Arben Frrokun.
Reagimi i tij vjen pas publikimit të një fotoje e cila paraqet drejtuesit e policisë me biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke drekuar në një restorant në Dajt.
“Foto nuk është bërë në 2010..duket qartë që Frroku është i nxirë në sy, është bërë në 2012, shumë pak kohë pas largimit të Lamaj nga komisariati numër 6...ky vendim është marrë në atë tavolinë aty.. dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejtë për vendimmarrje në atë tavolinë...duket dëmtimi fizik i zotit Frroku në fotografi.. dyshimi më vjen nga mohimi që japin drejtuesit e policisë faktin që Dritan Lamaj kishte shprehur se ishte kërcënuar me jetë....për të cilët prisja më shumë dinjitet, deklaroi Alket Hyseni. Megjithatë ai përjshtoi zotin Kuliçaj nga kjo akuzë kur tha: Nuk nënkuptoj zotin Kuliçaj..ai është i sjellë nga dy persona të tjerë në atë tavolinë”.
Alket Hyseni, i prezantuar gjithashtu si miku më i ngushtë i Tanit, ashtu siç ai quan kryekomisarin Dritan Lamaj, përcolli shqetësim në lidhje me faktin që drejtuesit e policisë mohuan të kishin dijeni për kërcënimet me jetë që kishte marrë Lamaj.
“Më shqetëson fakti që disa nga drejtuesit e policisë të cilët unë i njoh personalisht mohojnë disa fakte të njohura botërisht. E kam fjalën për problemin e kërcënimit të Tanit nga Arben Frroku dhe njerëz të tjerë të tij. Kërcënime jete për të cilat Tani ka vënë në dijeni të gjithë eprorët e tij për të cilat është në dijeni edhe Ministri i Brendshëm” tha i afërmi i kryekomisarit të vrarë në atentatin e 24 shkurtit shumë pranë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Foto: Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli
VIDEO/ ALKET HYSENI FLET NE A1 REPORT!
/Shqiptarja.com