TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. 

Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine. 

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca.

Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.