Apeli i GjKKO, ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit 60 m2, të të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Konfiskimi i këtij apartamenti u bë më 24 prill 2025, nga shkalla e parë e GjKKO me kërkesë te SPAK.
Dedja u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Dedja ka thënë se ky apartament është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.
Ndërkohë më 15 tetor 2025, Gjykata e Lartë prishi vendinim e Apelit për dënimin e Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja duke vendosur që cështja do duhet të rigjykohet në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për veprat penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, me tjetër trupë gjykuese.
Komente










