I akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe përvetësim të fondeve publike, arrestohet kongresmeni republikan në SHBA

I akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe përvetësim të fondeve publike, arrestohet kongresmeni republikan në SHBA

George Santos

Kongresmeni republikan në SHBA, George Santos është akuzuar nga prokuroria për mashtrim, pastrim parash dhe përvetësim të fondeve publike. Kështu thuhet në padinë federale prej 13 pikash. CNN shkruan se përfaqësuesi i Nju Jorkut iu dorëzua autoriteteve të mërkurën pas publikimit të lajmeve mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij.

34 vjeçari akuzohet se është përfshirë në skandal që kur mori detyrën në janar dhe më pas rezultoi se pjesa më e madhe e CV-së së tij nuk ishte e vërtetë. Ndaj tij rëndojnë tre akuza kryesore.

Së pari ai akuzohet se ka mashtruar ata të cilët financuan fushatën e tij elektorale për në Dhomën e Përfaqsuesve, para të cilat Santos thuhet se i ka përdorur për veshje dhe shpenzime luksi.

Së dyti, Santos dyshohet se ka marrë pjesë në një skemë mashtrimi, duke përfituar ndihmën e qeverisë për Covid-19 duke u deklaruar s ii papunë pavarësisht se paguhej 120,000 dollarë përmes punësimit të tij në një firmë investimi me bazë në Florida.

Së fundi, prokurorët pretendojnë se republikani ka mashtruar Dhomën e Përfaqësuesve në lidhje me financat e tij, duke deklaruar shifra aspak të vërteta që sipas tij i ka përfituar nga kompani të ndryshme ku ka punuar. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?