Një 57-vjeçar, banues në Maqedoninë e Veriut, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Goricë të Korçës.
57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në Vjenë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë-Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për goditjen e paligjshmërive.
Akuzohet në Austri, për vrasje të mbetur në tentativë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 57-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kapën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Korçë kryen arrestimin e përkohshëm të 57-vjeçarit, me qëllim ekstradimin në Austri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në këtë shtet.









Komente
Komento