I akuzuar për trafik të qenieve njerëzore dhe sulm seksual, arrestohet reperi i njohur

I akuzuar për trafik të qenieve njerëzore dhe sulm seksual, arrestohet reperi i njohur

Sean ‘Diddy’ Combs

Reperi i njohur me famë botërore, Sean ‘Diddy’ Combs është arrestuar pas akuzave për sulm seksual dhe për trafikim të qenieve njerëzore.

Diddy u vendos në pranga nga Siguria Kombëtare të hënën e 16 shtatorit në hotelin Park Hyatt në Manhattan.

“Ne jemi të zhgënjyer në vendimin për të vazhduar atë që ne besojmë se është një arrestim e gabuar i z. Combs nga Prokuroria e SHBA”, tha avokati i Combs, Mark Anifilo për CNN.

Më tej ai theksoi se Combs ka bashkëpunuar me auroritetet amerikane dhe u zhvendos vullnetarisht në në Nju Jork javën e kaluar në pritje të këtyre akuzave.

Ekipi i tij pohon pafajësinë e tij dhe thotë se ai nuk ka “asgjë për të fshehur”.

Para disa kohëve reperi pranoi akuzat se ka dhunuar të dashurën tij në vitin 2016, në një hotel në Los Anxhelos. Një ngjarje e cila u bë virale pas një video të publikuar në rrjetet sociale.

"Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video. Ndjeva neveri kur e bëra. Më vjen shumë keq, por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë””, tha Combs pas publikimit të videos.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 17/09/2024 15:39

    Miku i Hillary Clinton, Obames e gjith ktyre plerave. Prisni se do kete cudira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?