Tiranë-Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Mando Qori u vendos në pranga në rrugën "Tre Dëshmorët".

Ndaj 41 vjeçarit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin Eri Driza, informoi sot policia.

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Operacioni u kodua Wanted 3.

Ngjarja u shënua në Yzberisht më 19 shtator 2024, teksa nën efektin e alkoolit ata janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht 18-vjeçari Eri Driza ka qëlluar me shpullë Mandi Qorin. Më pas Qori është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë dhe e qëlloi të riun 8 herë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.