I akuzuari për masakrën në Turqi
në polici: S'kam lidhje me ngjarjen

TURQI-Mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale qarkulloi një foto e atentatorit të dyshuar të masakrës së Stambollit, ku humbën jetën 39 persona.

Por ky person që bëri xhiron në rrjetet sociale, Ramadan.I është paraqitur vetë në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu dhe ka dhënë dëshmin.
 
Sipas avokatit të tij, Mustafa Serdar Akdogan, në një deklaratë për mediat para drejtorisë së policisë është shprehur se e dënojnë sulmin në diskon ‘’Reina’’.
 
“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim. Klienti im merret me biznes këpucësh dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi”, tha Akdoğan”,
– tha ai.
 
Avokati u shpreh gjithashtu se është papërgjegjshmëri postimi i fotos së klientit të tij në rrjetet sociale dhe media. Ai shtoi gjithashtu se bashkë me klientin e tij janë paraqitur për të dëshmuar në polici se Ramadani nuk ka asnjë lidhje me rastin.
 
“Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”,
theksoi Akdoğan.
 
Avokati i të dyshuarit për sulmin e Stambollit u shpreh se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi para 3-4 viteve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv