Me siguri fansat e këngëtarit janë ndjerë mjaft krenarë për idhullin e tyre. Mbrëmjen e kaluar Jason Derulo do të performonte në një stadium në Pragë por gjithçka u anulua në momentin e fundit pasi ambienti nuk ishte i sigurtë. Stafi i menaxhimit të këngëtarit, njoftoi një datë tjetër për realizimin e koncertit, por artisti nuk ra dakord me këtë gjë. Ai nuk donte që të zhgënjente fansat e tij të cilit kishin orë që prisnin, prandaj mori një vendim.
Jason Darulo nisi të improvizonte hitet e tij në ballkonin e stadiumit. Këtë gjë e ka bërë vetë këngëtari të ditur me anë të një statusi në Instagram. “Nuk mund t’a lejoja “familjen” time të shkonte me duart bosh. Dashuria dhe lidhja që ndamë së bashku natën e kaluar do të jetë gjithmonë tatuazh në zemrën time,”- shkruan ai krahas videos.