Juventus pritet të zyrtarizojë firmën me Timothy Weah. Sulmuesi anësor do braktisë Lillë në Francë dhe do kalojë në Serie A. 23-vjeçari i lindur në New York ka shkëlqyer me francezët, teksa veçse në sulm mund të aktivizohet edhe në krahët e mbrojtjes.
I dalë nga moshat e PSG-së, Lille pagoi 10 milionë euro në 2019 te parisienët për të bërë të vetin Tim. I biri i legjendës së Milanit, George Weah, sulmuesi do kërkojë t'i afrohet të atit që në 1995 fitoi Topin e Artë duke kaluar nga PSG te Milani.
Aktualisht 56-vjeçari Weah është presidenti i Liberisë, teksa i biri do kërkojë suksesin në Serie A me një klub si Juventusi. Këtë mëngjes 23-vjeçari ishte prezent në J-Medical për vizitat mjekësore, teksa u prit me brohorima nga tifozët. Kontratë deri në 2028 për djaloshin, që do fitojë 2 milionë euro në sezon. Zonja do paguajë 12 milionë euro te Lille për kartonin e tij.