I bastisën shtëpinë, Franca arreston oligarkun e njohur rus, ja për çfarë akuzohet

I bastisën shtëpinë, Franca arreston oligarkun e njohur rus, ja për çfarë akuzohet

Oligarku rus, Alexey Kuzmichev, është arrestuar dhe po merret në pyetje në Francë në lidhje me dyshimet për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash, si dhe për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, tha Zyra e Prokurorit për Financa më 31 tetor.

Një ditë më herët, autoritetet kanë kryer bastisje në shtëpinë e Kuzmichevit në Paris dhe në rajonin Var.

Kuzmichev vazhdon të jetë i ndaluar nga autoritetet dhe ende ndaj tij nuk janë ngritur akuza. Avokatët e tij ende nuk janë deklaruar për rastin.

Zyrtarët doganorë francezë vitin e kaluar konfiskuan jahtin “Le Pettie Ourse” të Kuzmichevit. Konfiskimi i jahtit prej 27 metrash ishte pjesë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të lidhjeve të oligarkut me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky veprim nxiti një betejë ligjore midis autoriteteve dhe Kuzmichevit, i cili është një prej aksionarëve të bankës ruse, Alfa Bank.

Kuzmichev po ashtu në gusht të këtij u fut në listën e sanksioneve amerikane për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë