Kanosi me armë djalin e Spartak Brahos, ja kush është Lajden Kadilli i liruar me kusht nga Gjykata

Kanosi me armë djalin e Spartak Brahos, ja kush është Lajden Kadilli i liruar me kusht nga Gjykata

DURRËS -Lajden Kadilli, një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës është shpallur në kërkim policor pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës Spartak Braho. Kreshnik Braho, në momentin kur është sulmuar me armë ka qënë në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin në makinë me babain e tyre, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. I gjithë debati ka ndodhur për parkimin poshtë pallatit ku banon Kreshnik Braho, pasi Lajden Kadilli, e kishte bllokuar me një motor. Mandej situata ka agravuar duke sjellë irritimin e Lajden Kadillit i cili është larguar dhe më pas kthyer në vendgjarje duke kanosur me armë zjarri Kreshnik Brahon. Mësohet se në largim e sipër, Kadilli ka kërcënuar se do i vriste dhe ka ofenduar rëndë dhe persona të tjerë banorë të pallatit. Lajden Kadilli nuk ka qëlluar po i është afruar makinës së Kreshnik Brahos dhe ka thyer xhamin e makinës me qytën e automatikut. I trembur nga arma, Kreshnik Braho është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Ngjarja nuk është bërë publike nga policia e Durrësit, ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në “FB”, tregoi se djali i deputetit Braho i kishte shpëtuar një atentati me armë. Në fakt ngjarja është denoncuar në polici që në momentet e para kur ka ndodhur, por policia e Durrësit jo vetëm që nuk ka bërë publike rastin, por dhe nuk ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij krimi, Lajden Kadilli. ”Shqiptarja.com” mëson se prej 9 ditësh Kadilli i fshihet policisë së Durrësit, ndërkohë strukturat e këtij qyteti duket se ende nuk kanë intesifikuar kërkimet për arrestimin e tij. Lajden Kadilli, momentalisht rezulton të jetë i dënuar me kusht për akuzën e “Plagosjes së lehtë me armë” dhe ishte caktuar nga gjykata e Kavajës, për të mbajtur kontakte me shërbimin me provës në Durrës. Ndërkohë prokuroria e Kavajës e ka akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”, duke kërkuar 6 vite burgim.Por edhe pse Kadilli ka qënë në mungesë, pra në kërkim ai sërisht ka mundur ti shpëtojë drejtësisë duke u dënuar me kusht, dhe qëndruar i lirë. Kadilli rezulton të jetë djali i Arian Kadillit, pronarit të hotel “Lyden” në Golem që ndodhet pranë kompleksit “Xixa”.

Kadilli rezulton një personazh problematik për policinë dhe prokurorinë e Durrësit pasi është dënuar disa herë. Dënimi i tij i fundit është dhënë nga gjykata e Kavajës, ku prokuroria e këtij qyteti e akuzonte për vrasje të mbetur në tentativë ndërsa gjykata e dënoi për plagosje me armë, duke i caktuar që dënimin ta kryejë në gjëndje të lirë duke mbajtur kontakte me shërbimin e provës. “Shqiptarja.com” mëson se Lajden Kadilli ka plagosur një nga pronarët e rezidencës “Giardino” në Golem pas një konflikti që ata kishin me babain e tij, Ardian Kadilli. Për këtë ngjarje prokuroria ka kërkuar dënimin e Lajdenit me burg për "Plagosdja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", por gjykata e Kavajës ka ndryshuar akuzën duke e dënuar për plagosje të lehtë, duke e dënuar me kusht dhe lënë të lirë.Momentalisht ky vendim i gjykatës së Kavajës është apeluar në gjykatën e Apelit Durrës dhe pritet që në ditët në vijim të meret një vendim për Kadillin.

Por ky nuk është i vetmi rekord kriminal për Lajden Kadillin, pasi ai është dënuar nga gjykata e Durrësit disa herë për "Kundërshtimi me dhunë të punonjësit të policisë Rendit Publik" e "Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake në banesë", “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e një efektivi policie”, “Moskallëzim Krimi”, “Kanosje me armë” etj. Tashmë i në prokurorinë e Durrësit është hapur dhe një çështje tjetër penale për këtë personazh, ndërkohë që i mbetet policisë së Durrësit që ta arrestojë këtë kontigjent kriminal, për të mos i dhënë mundësinë të krijojë ngjarje të tjera kriminale.

1566851449_lajdenee.jpg

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 27/08/2019 10:22

    Ilir Meta a doli e u prononcua ne lidhje ne xhaxha Takun ?

    Përgjigju
  • Ilo: 27/08/2019 08:56

    Me rregull treshi gjithmone e han njeriu i thjeshte prandaj revolucioni per te zhdukur kete sistem plehre.

    Përgjigju
  • Lusjena Kolaj Nishtulla: 27/08/2019 07:20

    Hajde lejini llafet se kot nk eshte nxef ky cuni. Kshu eshte kur hapesh b.... neper durres si cuni Bana Takes. Edhe ai legeni madh akoma eshte nenkryetar bashkie. Mire mer ja ka bo ky qe ja ka tund dhembet po ec e kane hak

    Përgjigju
  • Loti: 27/08/2019 02:52

    Paska rekordin e gjate si kravata e Trampit, kujt i duhet rrugeve ky njeri?

    Përgjigju
  • Avazi: 27/08/2019 00:29

    Ben prapesira ky, bo lek gjyqtari, e i bie ne qafe qytetarit. Kush e ha me rregull treshi?

    Përgjigju
    • NENA: 27/08/2019 07:35

      E hane te tjere qe per nje cigare hashsh bejne nga 5 vjet burg ,dhe si rregull te gjyqesorit shqiptare plotesojne normen e prokuroreve e gjyqtareve duke mos denuar me burg kete kriminel e shume te tjere,

  • Cekici: 26/08/2019 23:34

    Sala ka te drejte, ndersa Tak Braho e dredh. Kjo pune paska ndodhur 1 jave me pare dhe policia ka harruar ta vere ne komunikate?!?!?! Me sa duket Baba Likja nuk i fal dot tradhetaret. Une si Mond shoh doren e baba likes te ky sherr me kobure ne dore!

    Përgjigju
  • Po pse: 26/08/2019 23:08

    Pyetja ime qe me bluan përbrenda është:Ore po ne jemi trima apo jemi te semur psikik???

    Përgjigju
  • Adi: 26/08/2019 22:52

    Vetem kur te vrasin nei femi politikanesh do e kuptojne qe kta karkalecat eshte e rrezikshme.te rrine jashte kafazit

    Përgjigju
  • Ariu: 26/08/2019 22:35

    E paska filluar sportin e trimit shpejt ky, po ka për ta kapur shpejt stolin e rezervave..

    Përgjigju
    • Eris: 19/10/2019 15:26

      Hajde duku iher ktej nbulevard ndurres edhe te takojm pim dhe kafe edhe tsqaroj mir e mir per stolin e gjyshave qe do zesh ti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja