I bëri ‘twerk’ kolegut të martuar në SHBA, rrëfehet policja: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij

I bëri ‘twerk’ kolegut të martuar në SHBA, rrëfehet policja: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij

Efektivja Vera Mekuli

Video e një efektiveje të policisë së New York, e cila i bën ‘twerk’ kolegut të saj të martuar, po bën xhiron e rrjetit. Policja, Vera Mekuli, u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger të martuar.

Efektivja e policisë ka reaguar për mediat duke u shprehur se ndihet e turpëruar pas daljes së pamjeve. Madje 26-vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut, ndërsa ka thënë se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”-është shprehur ajo për TMZ.

Kërcimi i efektives ndodhi javën e kaluar në një bar, teksa ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet.  Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos. Mediat raportojnë se as Vera dhe as nëntogeri nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera Mekuli: 27/12/2021 15:54

    Shqiptare kjo ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE