Një grua 70-vjeçare është gjetur e pajetë në plazhin e Vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha Baci, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një atak kardiak që i ka rënë gjatë kohës kur ishte në det.
Policia njoftoi se "rreth orës 08:40, në zonën bregdetare të quajtur "Plazhi i Vjetër" Vlorë, 70 vjeçarja dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në plazh.
"Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kqyrjes paraprake gjithashtu në prani të mjekut ligjorë dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujë disa m larg bregdetit.", thotë policia në një njoftim paraprak.
Kanë qenë kalimtarët dhe pushuesit e rastit ata që kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë për të.