Një fitues me fat britanik ka arritur të fitojë çmimin e madh prej 115 milionë paundë (mbi 127 milioë euro) në lotar në Euromillions më rastin e shorteut të hedhur për Vitin e Ri.
Fituesi i biletave përmes kombinimit të disa numrave është bërë fituesi i katërt më i madh i llotarisë në vend duke festuar ardhjen e vitit 2019 me nje shumë prej 115 milionë paund.
Gjithashtu pas fitore së Jackpotit 10 persona të tjerë u bënë milionerë pasi fituan në barazimin e Vitit të Ri.
Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të kontrollojnë numrat e tyre.
Numrat fitues ishin 1, 8, 11, 25 dhe 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.Ky është çmimi i katërt më i lartë fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator Andreë Clark nga Boston, Lincolnshire, i cili u zbulua muajin e kaluar, transmeton BBC.
Video nga shorteu i hedhur i jacpot Euromillions në Britaninë e Madhe
Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlinda në EuroMillions.
EuroMillions luhet prej disa vitesh në nëntë vende kryesore Britania e Madhe, Austria, Belgjika, Franca, Republika Irlandeze, Luksemburgu, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.