Një zjarr i rënë në një shtëpi në Kavajë i ka marrë jetën një personi.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën L. K., 85 vjeç.

“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç:, thotë policia.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të rënë në shtëpi. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.