Dallëndyshe dhe Vullnet Metaj, prindërit e Qani Metaj, 25-vjeçarit nga Fieri, që u vra në aksident rrugor në17 shtator të vitit të kaluar janë të pakënaqur me dënimin për autorin e ngjarjes.
Ata nuk janë dakord me gjykimin e shkurtuar që ka dhënë gjykata për Klaus Mahmutin, që jo vetëm shkaktoi aksidentin, por edhe u largua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të riut.
“Përpara 11 muajve më kanë vrarë djalin dhe ma kanë lënë në kanal. Ai që më ka aksidentuar djalin është larguar nga vendi i aksidentit. Pas një zvarritje totale nga ana e prokurorisë, jemi ankuar në OPGJ tek kryeprokurori. Kjo është intervista e dytë që unë bëj dhe pas 15 ditësh nga intervista e parë është bërë gjyqi i parë. Është marrë një vendim totoleshit i pa precedent, qesharak. A vallë vlen jeta e një 25- vjeçari, 5 vite e 4 muaj burg?. Ne kemi kërkuar gjykim normal, por gjykata pranoi gjykim të shkurtuar”, tha Dallandyshe Metaj.
E ëma e viktimës, pretendon gjithashtu se edhe pse kanë kaluar 11 muaj, ende nuk kanë në dorë ekspertizën mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së djalit.
“Ne duam ta dimë se nga çfarë ka ardhur vdekja e djalit tim. Nga përplasja me makinën, apo nga mbytja në kanal. Por gjyqtarja nuk ka marrë parasysh asnjë pretendim tonin dhe ka bërë gjykim të shkurtuar. Nga çfarë erdhi vdekja e djalit? A do të shpëtonte djali jonë nëse do ti jepej ndihma e parë? I bëj thirrje të gjithë instancave të shtetit tonë. Do shkoj tek ambasadorja Juri Kim dhe në Hagë. Nuk ka shans të shkele kush gjakun e djalit tim. Po kërkoj drejtësi dhe do ta kërkoj deri në fund’, përfundoi e ëma e viktimës.
Klaus Mahmuti, do te vuaj dënimi prej 5 vitesh e 4 muaj nën akuzat “ shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Hajde media trushperlarese hajde. Asnje fjale se cfare eshte gjykimi i shkurtuar dhe pse aplikohet.
Përgjigju