Pas disa orësh i bllokuar për shkak të dëborës, aksi rrugor Qafë Thore-Theth është zhbllokuar. Kështu njofton ARRSH, ku nënvizon se pavarësisht dëborës së madhe dhe ortekëve të vazhdueshëm që kanë rënë në këtë zonë, më në fund rruga në fjalë është hapur për shoferët.
'Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Thet. Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborë.'- njofton ARRSH.