FUSHË KRUJË - Një i dënuar në burgun e Fushë Krujës i ka vënë sot flakën vetes. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Ilir Allçja, 34 vjeç i ka vënë flakën vetes. I plagosuri ka marrë djegie të shkallës së lartë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e djegieve dhe megjithë ndërhyrjen e policëve incidenti nuk është mundur të evitohej. Një vit më parë Allçja u dënua me burgim të përjetshëm, dënim të cilin e vuante në burgun e Fushë – Krujës.
(aq/shqiptarja.com)