I burgosuri në Drenovë, e ëma:
Dan Hutra rrezikon jetesën

I burgosuri në Drenovë, e ëma:<br />Dan Hutra rrezikon jetesën
TIRANE- Dan Hutra i dënuari me 25 vite burg të cilit ju gjetës dy javë më parë disa sharra hekuri në qelinë e tij në burgun e Drenovës, është në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga sëmudja e diabetit. Nëna e tij Mislime Hutra, deklaron në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” se djali i saj prej disa kohësh vuan nga sëmundja e rëndë dhe se nuk ka marrë mjekimin e nevojshëm për kurimin e diabetit, kjo për shkak se cilësohet si person problematik në burg dhe nuk mund të përfitojë mjekimin e nevojshëm. Mislime Hutra, shton se ajo i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithhsme të Burgjeve që të transferojnë të birin në spitalin e burgut, me qëllim marrjen e mjekimit të nevojshmë dhe daljen nga situata e vështirë shëndetësore që ndodhet për momentin. E moshura, thekson se edhe në takimet e fundit që ka patur me të birin nuk i kanë lejuar futjen e plotë të ushqimeve, veçse 5 kilogram, që sipas saj është e padrejtë.

Për çfarë është dënuar djali juaj dhe në cilin nga burgjet po vuan dënimin?
Djali im është dënuar për vrasje dhe se një veprim të tillë e ka pranuar dhe në gjykatë, ku dhe ka shfaqur pendesë të thellë. Pas dënimit e kanë transferuar në burgun e Korrcës, ku mbahet në kushte të forta sigurie. Ai është i sëmurë rëndë pasi vuan nga diabeti. Një shok i tij nga burgu më ka telefonuar nga burgu e më ka thënë që Dani është shumë rëndë, dhe se e kanë marrë nga dhoma dhe e kanë çuar në ambjentet e klinikës së burgut. Herën e fundit që e takova për pak çaste, më tregoi se i kishin bërë Isulinë, pasi shëndeti i tij ishte rënduar.

Po me drejtorinë e burgut në Korçë keni folur, keni bërë kërkesë për transferim në spitalin e burgjeve?
Në Korçë nuk kam folur me njeri, pasi herën e fundit që shkova nuk e takova djalin fare. Vetëm më lejuan të fusja 5 kilogram ushqime dhe asnjë gjë më tepër. Aty kam bërë fjalë me policët, pasi kisha çuar nga Tirana në Korçë më tepër ushqime dhe nuk më lejonin ti fusja. Djali vërtet është dënuar për vrasje, por mos trajtohet në atë gjëndj, duke e lejuar të vdesë gradualisht. Më mirë le ta vrasin fare, se sa ta lejojnë të vuajë në atë gjëndje, pa pasur as ushqime dhe asnjë kontakt me nënën e tij. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kam shkuar një ditë për të kërkuar transferimin e djalit nga Drenova në spitalin e burgut, por s’kam marrë asnjë përgjigje.

Që nga moment kur është sëmurur djali juaj, keni folur me djalin? Çfarë ju ka thënë?
Nuk kam folur fare gjatë kësaj, pasi është shumë i sëmurë. Unë dhe vetë nuk dija gjë, vetëm kur më morri në telefon një shoku i tij dhe më njoftoi. S’di çfarë të bëj që të lidhem me djalin, pasi jam dhe pensioniste, e moshuar, dhe s’më pret njeri të më japë s’qarim për tim bir. Gjithë natën s’më ze gjumi nga mankthi që kam për shëndetin e djalit. Kërkoj vetëm ta trasferojnë në spitalin e burgut e ta mjekojnë, mos e trajtojnë si kafshë.

Artur Zoto: Hutra nën mbikqyrjen e mjekëve
Lidhur me rastin e të burgosurit në Drenovë Dan Hutra, gazeta “Shqiptarja.com” kontaktoi në telefon me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z.Artur Zoto, i cili u shpreh se i dënuari po mbahen nën trajtim mjekësor prej disa ditësh. “Jemi në dijeni të këtij rasti dhe se vetë drejtori i burgut të Drenovës, merr takim me të dënuarin dhe stafin mjekësor çdo ditë të javës. Ky i dënuar konsiderohet si person problematik dhe jo me sjellje të mirë në ambjentet e burgut, kjo për shkak se ai vuan nga problem mendore. Ne si institucion po e mbajmë në trajtim mjekësor të mjaftueshëm”-është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto.


Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus