I dëmtuar dhe shënoi gol, Lilaj: Nuk
isha në formën time optimale

I dëmtuar dhe shënoi gol, Lilaj: Nuk<br />isha në formën time optimale<br>
Një mbrëmje e veçantë ka qenë edhe për mesfushorin korçar, Sabien Lilaj, i cili luajti i dëmtuar dhe për më tepër arriti të shënoje dhe një gol të bukur nga distance duke i dhënë barazimin ekipit.

“Luajta me një protezë me fibra karboni, që më ndihmoi të mbaja krahun e fiksuar dhe të mos ndieja shqetësime. Nuk isha në formën maksimale, por jam i lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin të fitojë”, tha Lilaj.

“Më vjen mirë që shënova dhe që fituam, sepse pa 3 pikët, goli nuk do të kishte të njëjtën vlerë. Unë kam punuar shumë dhe besoj se tani jam në formën më të mirë, sepse ndoshta kam edhe pjekurinë e duhur për të menaxhuar situatat. Gjithsesi, shpresoj të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë klubin, por edhe Kombëtaren, sa herë të më kërkohet”, u shpreh mesfushori korçar.

Lilaj shtoi se tani ekipi do të përqendrohet në kampionat dhe më konkretisht në ndeshjen me Partizanin që zhvillohen të hënën në kreyqytet.

“Mendoj se tani duhet të përqendrohemi te kampionati, pasi vijmë pas 2 barazimesh radhazi dhe duam të rikthehemi te fitorja. Përballë do të kemi Partizanin, një kundërshtar mjaft i fortë, por duam të fitojmë sepse dihet që titulli është objektivi ynë primar për këtë sezon”, u shpreh Sabien Lilaj.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës