Një person i shpallur në kërkim për falsifikim vulash dhe i dënuar me 3 vjet burg për këtë vepër pernale, është arrestuar nga policia e Durrësit, gjatë ditës së hënë. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 39-vjeçari Zyjdi Turja, banues në qytetin bregdetar. Arrestimi i 39-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Durrësit më datë 19.12.2014, e ka dënuar atë me 3 vjet burgim për veprën penale “Falsifikim i stampave apo vulave”. Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(shqiptarja.com)








