I dërguari i OKB Anan në Siri:
Plani 6-pikësh nuk funksionon

I dërguari i OKB Anan në Siri:<br />Plani 6-pikësh nuk funksionon
DAMASK - I dërguari i OKB Kofi Anan ka mbërritur në Damask në nisje të një serie tjetër bisedimesh me presidentin sirian Bashar Al Asaad. Zëdhënësi i tij u shpreh se plani i tij i paqes mund të quhet i dështuar për ti dhënë fund kasaphanës 16 mujorë në këtë vend.
kasaphanës. Vizita e Annan ditën e sotme në Siri është e treta në këtë vend që prej nisjes së konfliktit. Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme siriane ishte shprehur për AFP se Anan do vijojë bisedimet me Asad mbi planin e tij gjashtë pikësh për rivendosjen e paqes në këtë vend.
Edhe vëtë Anan ka pranuar se misioni i OKB për paqe në Siri i drejtuar prej tij ka dështuar për të ndaluar gjakderdhjen ndërsa theksoi se Rusia dhe Irani nuk duhet të qëndrojnë të mënjanuara nga përpjekjet për paqe.

“Këto dy vende janë pjesë e zgjidhjes. Ne nuk mund t’i injorojmë” tha Annan Më shumë se 17 mijë vetë kanë humbur jetën në Siri që nga nisja e konfliktit në mars të vitit të kaluar sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtavë të njeriut. Një ditë më parë 99 vetë të tjerë përfshi 61 civilë u vranë gjatë shpërthimit të akteve të reja të dhunës.

Forcat siriane të sigurisë vijojnë sulmet ndaj atyre që quhen bastione të rebelëve në krahinën HOMS. (n.s.r.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut