I dërguari i OKB-së në Siri:
Misioni im thuajse i pamundu

I dërguari i OKB-së në Siri:<br />Misioni im thuajse i pamundu
I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe në Siri Lakhdar Brahimi e sheh me pesimizëm rolin e tij në zgjidhjen e krizës. Në një intervistë për BBC ai e përshkruan misionin e tij thuajse të pamundur. Brahimi u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Kofi Annan i cili gjithashtu pohoi pamundësinë për të përmbushur misionin e tij.

Lufta në Siri është përshkallëzuar pavarësisht ndërmjetësimeve të bëra nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara. Aktivistët njoftojnë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën që prej nisjes së përplasjeve mes forcave rebele dhe regjimit në marsin e kaluar. "Kam nisur këtë punë me sytë e hapur dhe pa iluzione. E di se sa e vështirë është, thuajse e pamundur. Nuk mund të them e pamundur por po them thuajse e tillë", u shpreh Brahimi për BBC. Ish ministri i jashtëm algjerian ka pasur rol më parë edhe në misionin e OKB-së në Afganistan apo ndërmjetësimin për marrëveshjen e paqes në Liban.

Nisur nga ky reputacion i mirë analistët e kanë mirëpritur emërimin e tij por Brahimi thotë se ka frikë nga pesha e përgjegjësisë. "Njerëzit më thonë se qindra po vdesin çdo ditë e çfarë po bëni ju? Dhe ne nuk po bëjmë sa duhet. Kjo në vetvete përbën një peshë të tmerrshme", u shpreh Brahimi sipas të cilit ndryshimi nuk mund të jetë kozmetik.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete