‘I dashuri që ke nuk bën për ty’, aktorja e famshme tregon si u ngacmua nga Donald Trump

‘I dashuri që ke nuk bën për ty’, aktorja e famshme tregon si u ngacmua nga Donald Trump

Salma Hayek dhe Donald Trump

Aktorja e famshme latino-amerikane, Salma Hayek ka treguar se ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe madje ishte në një lidhje. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.

Sipas saj, Trump ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, por vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për t’u takuar me të. Së fundmi në një intervistë Salma është shprehur se ish-Presidenti Trump i kishte kërkuar të dilnin së bashku.

“Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ia thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”, tha Hayek.

Kjo nuk është hera e parë që ish-Presidenti  Donald Trump përflitet se ka flirtuar me modele apo aktore të reja. Më herët ish-Presidenti i SHBA është akuzuar nga disa gra për ngacmim seksual.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë