TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale shfrytëzim prostitucioni. Auron Hashani ka qenë pjesë e një grupi që shfrytëzonin vajza për prostitucion në Milano.

Në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, Hashami ka shfrytëzuar për prostitucion 2 vajza në Milano gjatë periudhës 2008-2012. Ai rezultonte i shpallur në kërkim, pasi është dënuar në Itali me 4 vjet e 2 muaj burg.

Auron Hashani njihej edhe me katër emra të tjerë, Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj.

"Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja", njofton policia. 

41-vjeçari do ekstradohet në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.