I dehur dhe pa patentë, arrestohet në Durrës 35-vjeçari nga Kosova

I dehur dhe pa patentë, arrestohet në Durrës 35-vjeçari nga Kosova

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në 24 orët e fundit për shkak të shkeljeve rrugore.

Më konkretisht në prangat e policisë ka rënë V. A, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip Honda,  me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë është arrestuar edhe A. G., 35 vjeç,  banues në  Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip Citroen në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës