I dehur në makinë dhe qëlloi me automatik në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shijak

I dehur në makinë dhe qëlloi me automatik në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shijak

Makina dhe automatiku i sekuestruar

SHIJAK- Një 31-vjeçar u arrestua nga policia e Shijakut pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Duke rrezikuar kështu jetën e banorëve, si dhe qëllonte në ajër me armë zjarri.

Ishin qytetarët që njoftuan policinë se një shofer xhironte gomat e makinës 'Audi' dhe qëllonte me kallashnikov. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes policia neutralizoi të riun, Emiljano Norja me banim në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike". Norjes iu sekuestrua 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cililin po qarkullonte.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Emiljano Norja ka qenë më parë edhe subjekt i OFL-së.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët  në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike".

Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e  Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë